Rreth nesh

Çfarë do të thotë ‘‘OAZ’’

Oaz është një vend me ujë dhe i gjelbëruar në mes të shkretëtirës, ku njerëzit mund të jetojnë apo të pushojnë. Po të njëjtin kuptim ka edhe fondacioni ynë, në vendin ku ndodhemi ne jemi si një oaz në mes të shkretëtirës së jetës për shumë persona dhe familje në nevojë.

Misioni ynë

Të jetë sa më pranë nevojave të personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve të varfëra me produkte dhe shërbime të përshtatshme sipas nevojës të secilit rast.

Grupi i punës

Carla Neziri- Presidente e fondacionit

Sajmir Neziri- Menaxher projektesh

Elona Livani- Drejtoreshë Ekzekutive

Pranë fondacionit OAZ punon një ekip prej 15 punonjësish i cili është i përbërë nga punonjës social, psikolog, infermire, fizioterapist, terapist zhvillimi, mësues ndihmës, guzhinier, kujdestar, shofer dhe mirëmbajtës. Disa muaj gjatë vitit kemi vullnetarë nga brenda dhe jashtë vendit të cilët ndihmojnë në realizimin e projekteve të ndryshme.

Ku ndodhemi

Fondacioni OAZ ndodhet në Burrel një qytet i vogël në verilindje të Shqipërisë(qendra administrative e Rrethit të Matit), i cili ngrihet mbi një kodër.

Duke qënë se pjesa më e madhe e popullsisë është në limitet e plotësimit të kushteve të nevojshme, fondacioni ynë është aty për tju ardhur në ndihmë.

Nipti dhe licensa

Pas themelimit të fondacionit në 2008 u kryen të gjitha procedurat ligjore për regjistrimin në organet kopetente. Në mars të vitit 2009 Gjykata e Tiranës ka lëshuar dokumentin e rregjistrimit me numër Nipti K97704991P

Në vitin 2016 Fondacioni ynë është paisur me licensë të posaçme për ofrimin e shërbimeve komunitare me numër LN-2336-11-2016.